Sali Berisha ka bërë publik emrin e efektivit të policisë, i cili gjatë përplasjeve jashtë parlamentit u pretendua se tentoi t’i nxirrte armën deputetit Luan Baçi. Sipas Berishës, efektivi i policisë është Altin Muço.
“Altin Muço ti që nxore revolen ndaj deputetit, vend mbi tokë nuk do të kesh! Bandit, mercenar që nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh ligj, nuk njeh moral.
Nuk të mbron ty as Ervin Porja apo Troplini, as Ilir Shullazi, as Edvin Hajduti. Nuk të mbron njeri ty! Ke bërë një akt që nuk e ka bërë kush nga viti 1945 gjer sot”, tha Berisha gjatë fjalës së tij në Rrugën e Shpresës.
/a.r