Javën e shkuar, mediat folën gjatë e gjerë për sherrin e Françeskës me ish-bashkëshorten e të dashurit të saj.
Por me sa duket, as ky konflikt dhe as lajmet që qarkulluan nuk ndikuan në lidhjen e çiftit. Ditët e fundit, biondja simpatike e “Big Brother”-it ka postuar foto me të dashurin e saj.
Çifti duket më i lumtur se kurrë, teksa shijon edhe jetën e natës. Françeska dhe i dashuri i saj janë në një lidhje prej disa kohësh.
Duket se kjo marrëdhënie është diçka serioze, pasi çifti është shfaqur gjithnjë së bashku, të dashuruar si ditën e parë.