Në Pekin u organizua Forumi Global i Grupeve të Mendimit të Jugut Global me temë “Paqja, zhvillimi, siguria – Të krijojmë së bashku një botë të lulëzuar me fate të përbashkëta. Përfaqësues të qeverive, studiues e përfaqësues të mediave nga 76 vende të botës morën pjesë në mënyrë të kombinuar në internet dhe me prani fizike në këtë fourm.
Shen Haixiong , kryetar i CMG – së , tha se vendet e Jugut Global po bashkëpunojnë për të arritur së bashku zhvillimin dhe po përpiqen të forcojnë zërin e tyre për ruajtjen e paqes e të sigurisë dhe për mbrojtjen e drejtësisë e të barazisë. CMG-ja do të ndërtojë në mënyrë aktive ura dhe lidhje për shkëmbime, dialog e mësim të ndërsjellë ndërmjet vendeve të Jugut dhe do të ofrojë platformë për nxitjen e bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta e për forcimin e të drejtave të Jugut Global. “Ne jemi të gatshëm të bashkojmë forcat me grupet e mendimit nga vendet e Jugut Global për të kontribuuar më shumë me fuqinë tonë në ndërtimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit dhe për një të ardhme të bukur me paqe, siguri, lulëzim e përparim”, tha ai..
Erik Solheim, kryetar i Qendrës së BE-së për Azinë dhe ish-zëvendëssekretar i përgjithshëm i OKB-së, uroi për suksesin e forumit. Ai vuri në dukje se ngritja e vendeve të Jugut Global është një përparim i zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Këto vende janë promotore e mbrojtëse të paqes botërore dhe luajnë një rol të madh në krijimin e një bote të qëndrueshme shumëpolare.