Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka reaguar pas deklaratës së Dhurata Çupit, e cila u shpreh se në protestën e opozitës nuk u dogj selia e PS, por thjesht u hodh molotov.
Braçe shprehet se deputetja e PD tha se është hedhur molotov “sikur ka hedhur oriz në dasmë”.
“Nuk dogjëm selinë e Partisë Socialiste; Thjesht hodhëm molotove! Dhe e thotë sikur ka hedhur oriz ne dasmë! Kuptoni gje ju?”, shkruan Braçe në një reagim në Facebook.
Deklarata e Dhurata Çupit që solli edhe Reagimin e deputetit socialist Erion Braçe u bë në një interviste për News24.
“Ne nuk kemi djegur selinë e PS-së. Thjesht është hedhur një molotov. Nëse qytetarët mendojnë se duhet protestuar përballë qeverisë, atëherë do respektojë vendimin qytetar.
Ne sot kemi korrupsion të shtuar dhe janë kauza që mbështeten nga qytetarët. Protestat nuk kanë asgjë të keqe, vetëm e zhvillojnë demokracinë.
Nuk mund të fshehim problemet që ka Shqipëria. Është e domosdoshme qeveria teknike në Shqipëri, pasi nuk ka zgjedhje të lira, por ne do të hyjmë në zgjedhje. Ne po futemi në mënyrë të pabarabartë në zgjedhje”, tha deputetja e PD.