Imazhi i miliarderit amerikan Donald Tramp plotësisht të zhveshur, është ekspozuar në një galeri arti në Londër, për shkak se ajo është e censuruar në Shtetet e Bashkuara, ngaqë autorja e veprës ka marrë kërcënime të shumta me vdekje nga mbështetësit e kandidatit republikan në garën për Shtëpinë e Bardhë, raportuan të dielën mediat britanike, cituar nga BETA.
Ilma Gor, artisja e cila jeton në Los Angeles, e ka quajtur foton “Le të bëjmë Amerikën të madhe përsëri”, si një nga sloganet parazgjedhore të Tramp.
Imazhi i Trump, i cili është ekspozuar në galerinë Maddox në Londër,e tregon kandidatin me organe gjenitale jashtëzakonisht të vogla.
“Puna ime ka për qëllim për të provokuar të menduarit, të mirë ose të keq, për rëndësinë që ne i kushtojmë pamjes fizike”, ka thënë artistja 24-vjeçare.
Shumë i diskutueshëm, imazhi është i ndaluar në Shtetet e Bashkuara ku Ilma Gor tha se ka marrë “disa mijëra kërcënime me vdekje nga mbështetësit e Tramp.”
Imazhi është i ndaluar edhe në disa rrjete sociale. Artisti tha se fotot e saj janë edhe në shitje për një milion paund.
Drejtori i galerisë në Londër James Nichols, ku do ekspozohen, tha se imazhi i saj është “i diskutueshëm dhe interesant.”
“Disa do të ndjehen të fyer dhe disa do të gjejnë humor në punën e saj. Galeria dëshiron t’u japë të gjithëve një shans për të parë origjinalin, dhe puna sjellë thjesht qëndrimin tim,” shtoi Nichols.