Fatma Naçi në një intervistë ndryshe foli gjatë për jetën e saj, familjen, si dhe bashkëshortin dhe projektet e Elvis Naçit.
Ndër të tjera, Fatma u pyet nga moderatorët për vajzat besimtare me shami, të cilat reklamojnë jetën e luksit në rrjetet sociale, siç është rasti i Hatit që tashmë e njohin të gjithë në Tiktok.
Fatma tha se në fenë islame nuk është e ndaluar të shijosh mirësinë e kësaj bote, ndërsa tha se nuk e lejon as feja e as edukata të paragjykojë personin në fjalë.
-Ç’qëndrim ke në lidhje me vajzat që përdorin rrjetet sociale, veçanërisht rastin Hati, vajzat me shami që e përdorin për të reklamuar jetën e luksit.
Fatma Naçi: Në parim në fenë islame nuk është e ndaluar të shijosh mirësitë e kësaj bote dhe botës tjetër thotë Zoti. Zoti nuk i ka bërë të ndaluara, por mënyra sesi kërkon të jesh e famshme, kjo nuk është modeli më i mirë për mendimin tim. Nuk kam të drejtë ta paragjykoj, nuk ma lejon as feja as edukata.
-A është mburrja një mëkat në Islam?
Fatma Naçi: Nuk mund të paragjykoj një njëri, mendoj se po e bën për marketing. Jam një ndjekëse e keqe e rrjeteve sociale, vajzat më kanë thënë çfarë mendon ti dhe aty e kam marrë vesh.
/a.r