Egla Ceno i është bashkuar dramës mes Deamishelit dhe Luizit. E gjitha kjo kur këngëtari ka bërë një reagim pasi Deamishel foli për vendimin e gjykatës së Fierit, e cila vendosi që të dënojë për një me një vit burg Luiz Ejllin.
“Sa mirë me qenë mEshkull në vendin tonë, mund të thuash ç’të të dojë “asllani” dhe nuk të gjykon këmbë robi, përkundrazi, gajasen me “folklorin” shumëngjyrësh”, ka shkruar Ceno, duke i dalë në mbrojtje Deas.
“Hajt pra: “Oj lulija jon’, oj lulija jon’, majdanozi bahet me limon, oj me limon”, përfundoi ajo reagimin që duket si kunj ndaj Luizit.
Kunjat me Luizit dhe Dea Mishel nisën kur qarkulloi lajmi i dënimit me 1 vit burg të këngëtarit dhe ish- banorja e BBV tha:
“Thonë shokun zgjidhe më mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Prostitcioni apo falsifikimi.”
Pas kësaj, erdhi dhe reagimi i Luizit i cili iu kundërpërgjigj:
“Po ma kërkon me se s’bën që t’ia këndoj në koncertin e radhës”. Fotoja shoqërohej edhe me këngën “Oj lulija jonë me limona”.
/a.r