Pak ditë më parë bëri bujë lajmi që Gjykata e Fierit dënoi me 1 vit burg ish-fituesin e Big Brother Vip, Luiz Ejlli, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh në kohën kur ka qenë noter.
Edhe pse lajmi qarkulloi me shpejtësi në media, duket se i ka shpëtuar Dea Mishel, e cila ka reaguar së fundmi me një postim.
Në foton e parë Dea shkruan se paska lajme: “Paskemi lajme në datë 10, po hiç mendja unë e zënë me eventin” shkruan Dea në foton e parë.
Ajo me ironi shkruan për Luizin dhe shokun e tij, Fatmir Abdurramanit po ashtu i dënuar.
Fatmir Abdurramanit i është hartuar deklarata noteriale nga Ejlli, Gjykata e Fierit ka dhënë masën arrest me burg për 18 muaj. Ky i fundit rezulton të jetë dënuar më parë në Itali për veprën penale të prostitucionit ndërsa në 2021 ishte firmosur sekuestroja e pasurive ndërsa në 2022 iu konfiskuan pasuritë.
“Thonë shokun zgjidhe më të mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Pr*stitucioni apo falsifikimi”, shton Dea.
Edhe pse loja ka mbaruar duket se Dea dhe Luizi kanë akoma inatet e vjetra.
/a.r