Të paktën 4 ushtarë u vranë dhe 60 civilë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi me dronë që kishte si objektiv një bazë ushtarake të Izraelit, të vendosur në pjesën veriore të vendit.
Sipas ushtrisë së shtetit hebre, sulmi ndodhi në bazën e “Binyamina”, e vendosur 33 km në jug të Haifas.
Përgjegjësinë e këtij sulmi e morën militantët e Hezbollahut, të cilët prej javësh tashmë po zhvillojnë përleshje të përgjakshme me IDF, në zonën kufitare mes Izraelite dhe Libanit.
Shërbimi shëndetësor izraelit konfirmon se në këtë sulm mbetën të plagosur dhe 61 persona, një pjesë e të cilëve ndodhen në spitalet e disa qyteteve në gjendje të rëndë.
Ajo që ka shqetësuar autoritetet izraelite në këtë sulm është sesi mjeti fluturues pa pilot mundi t’i shpëtonte mbrojtjes ajrore “Iron Dome”, e cila është kupola e hekurt e Izraelit që e ka mbrojtur nga mijëra raketa të lëshuara nga Hamasi dhe Hezbollahu.
Sipas disa mediave lokale, droni ka qenë tepër i zakonshëm dhe jo i sofistikuar gjë që nuk ka çuar në aktivizimin e “Iron Dome”.
/a.r