Rreth 50 kg lëndë narkotive e llojit kanabis sativa, një sërë armësh, aparatesh celulare dhe një makinë, janë sekuestruar nga ana e Policisë së shtetit pas akionit antidrogë që vuri në pranga 3 persona.
Operacioni i koduar Gramëz u zhvillua në Krujë, në fshatin Gramëz, teksa policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.
Ata janë: Fran Caka 62 vjeç , banues në Gramëz, Krujë; Artan Caka 37 vjeç , banues në Gramëz, Krujë; Xhevalin Saka 40 vjeç, banues në Gramëz, Krujë.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve, Xhevalin Saka dhe Fran Caka, si edhe në automjetin tip BMË me targa AA 563 JJ, në pronësi të shtetasit Artan Caka, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
-Rreth 50 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva; një armë gjahu pa leje;
-Një gjerdan me 6 fishkekë; mjeti tip BMË me targa AA 563 JJ dhe një motoçikletë; 6 aparate telefoni celularë.
Në vijim të këtij operacioni u shpallën në kërkim dy shtetas