Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim të ri për banorët e Libanit jugor duke iu kërkuar të mos kthehen në shtëpitë e tyre.
IDF urdhëroi banorët e 22 fshatrave në Libanin Jugor që të evakuonin zonat në veri të lumit Aëali.
“Forcat izraelite vazhdojnë të shënjestrojnë pozicionet e Hezbollahut në ose afër fshatrave tuaja”, tha zëdhënësi ushtarak izraelit Avichai Andrai në një mesazh në arabisht të postuar në rrjetet sociale X. “Për sigurinë tuaj, mos u ktheni në shtëpitë tuaja deri në një njoftim tjetër. Mos u drejtoni në jug, kushdo që shkon në jug po rrezikon jetën e tij”, shtoi mesazhi nga zëdhënësi i ushtrisë izraelite.
Më herët, Hezbollahu njoftoi se kishte lëshuar raketa në një bazë ushtarake izraelite pranë Haifës.
Në një deklaratë të lëshuar, lëvizja pro-iraniane sqaroi se bombardoi me “një breshëri raketash një bazë të vendosur në pjesën jugore të Haifës, duke synuar një fabrikë eksplozivi”.
Dje Hezbollahu njoftoi se ka nisur një sulm me mjete ajrore pa pilot (dronë) kundër një baze ajrore në Haifa.