Joel Matip ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Klubi i Liverpool, ka njoftuar se mbrojtësi ka varur “këpucët në gozhdë”.
Shkak për këtë është bërë dëmtimi i rëndë i pësuar nga lojtari në dhjetorin e vitit të kaluar, ku këputi ligamentet dhe humbi pjesën e mbetur të sezonit me Liverpool.
33-vjeçari ishte futbollist i lirë nga 1 Korriku, kur i përfundoi kontrata me klubin anglez.
Pavarësisht interesimeve të shumta për të, Matip ka vendosur ta mbyllë me futbollin e luajtur.
Ish-mbrojtësi u bashkua me Liverpool-in në vitin 2016, pasi kishte spikatur me gjermanët e Schalke 04.
Matip në karrierë ka fituar trofe të rëndësishëm si Premier League, Champions League, Superkupën, Botërorin e Klubeve dhe Kupën e Anglisë me Liverpool-in.
Po ashtu, ai e ka fituar edhe Superkupën dhe Kupën e Gjermanisë.