Gaza ka përjetuar një tjetër masakër si pasojë e sulmeve izraelite. Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës e drejtuar nga Hamasi e cituar nga AFP tha se të paktën 30 persona u vranë në sulmet izraelite gjatë të natës në qytetin Jabalia dhe kampin e refugjatëve.
Autoritete shëndetësore thonë se një sulmi që ndodhi para orës 21:40 me orën lokale kishte lënë “12 të vdekur, përfshirë gra dhe fëmijë” në qytet, duke shtuar se 14 persona ishin ende të zhdukur dhe ka të ngjarë të bllokuar nën rrënoja, citon AFP. Ahmad al-Kahlut, drejtor i agjencisë në Gazën veriore, citohet gjithashtu nga AFP të ketë thënë se 18 persona janë vrarë nga disa sulme, duke përfshirë goditjet në “tetë shkolla” në kamp që shërbenin si strehimore për njerëzit e zhvendosur.
Ushtria izraelite publikoi një “mesazh të rëndësishëm” në gjuhën arabe për qytetarët që jetojnë në qytetin verior të Gazës, duke thënë se “zona duhet të evakuohet menjëherë” sepse “konsiderohet një zonë e rrezikshme luftimi”. IDF shpjegon se “strehimoret e vendosura atje” gjithashtu duhet të evakuohen sepse ushtria izraelite “po operon me forcë të madhe kundër organizatave terroriste dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë për një kohë të gjatë”.
Sakaq, presidenti i SHBA Joe Biden ka bërë të ditur se po i kërkon Izraelit që të ndalojë së qëlluari ndaj paqeruajtësve të OKB-së gjatë konfliktit të tij me Hezbollahun në Liban, pas dy incidenteve në 48 orët e fundit. Të premten, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se trupat e saj ishin përgjegjëse për incidentin, në të cilin u plagosën dy ushtarë nga Sri Lanka për Forcën e Përkohshme të OKB-së në Liban (Unifil). Ushtarët e izraelitë që operojnë rreth bazës Unifil në Naqoura identifikuan një kërcënim dhe hapën zjarr, tha ushtria izraelite, duke shtuar se incidenti do të hetohej “në nivelet më të larta”. Të enjten, dy ushtarë indonezianë të Unfilit u plagosën duke rënë nga një kullë vëzhgimi pasi një tank izraelit qëlloi drejt saj.
Masakër ka përjetuar edhe Libani. Ministria libaneze e Shëndetësisë ka njoftuar se 60 persona janë vrarë dhe 168 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në 24 orët e fundit, raporton Al Jazeera. Numri i përgjithshëm i njerëzve të vrarë dhe të plagosur në Liban në vitin e fundit të konfliktit midis Izraelit dhe Hezbollahut rritet në 2,229 dhe 10,380 respektivisht, shtoi ministria.