Më shumë se dy muaj pas vrasjes së 42-vjeçarit Egli Proga, janë publikuar disa imazhe të reja që tregojnë momentet kur ai u transportua në spital.
Në këto pamje, qytetarët shihen duke mbajtur në krahë Progën, i cili duket pa ndjenja ndërsa e fusin në
ambulancë.
Proga, i dhunuar brutalisht më 8 Gusht, u dërgua në spital në një gjendje kritike. Prokuroria e Korçës ka arritur në përfundimin se ka pasur ndërhyrje në kamerat e brendshme të lokalit ku ndodhi ngjarja.
Sot, Gjykata e Korçës vendosi të rikthejë në qeli tre persona, të akuzuar për moskallëzim të krimit.