Në kuadër të javës së shëndetit mendor janë zhvilluar disa aktivitete në qytete e vendit me qëllim solidarizimin dhe sensibilizimin në lidhje me këtë sëmundje.
Në Elbasan drejtues te spitalit psikiatrik “Sadik Dinçi” kanë organizuar një sërë aktivitetesh ku në qendër kanë qenë vetë pacientët e këtij spitali, shkruan A2.
Përveç aktiviteteve fizike me lojëra dhe shëtitje, në qendër të qytetit u hap edhe një ekspozitë me punime të bëra nga vetë pacientët e spitalit psikiatrik.
Në Pogradec të rinj të shkollave të mesme nëpërmjet punimeve kanë dhënë mesazhin e sensibilizimit, ku çdo kush që konstaton ndonjë problem të shëndetit mendor të kërkojë ndihmën tek specialistët, raporton A2.
Ndonëse konstatohen raste të rritura të problemeve të shëndetit mendor edhe tek të rinjtë, pozitiv është fakti që janë shtuar edhe rastet kur kërkohet ndihmë dhe me disa seanca këshillimi, gjendja është tejkaluar.