Nga Marko Caka
Në pranverën e 2003 në kryeqytetin grek të Athinës zhvillohej samiti i Europës juglindore i drejtuar nga vendasit e qeverisë së Pasokut meqenëse kishin Presidencën 6-mujore të radhës së BE-së. Mirëpo në një nga ditët e samitit rajonal në kafen e hollit të hotelit Intercontinental liderët krijonin takime punë ndërmjet tyrë dhe në një nga tavolinat ishte edhe ajo e kryeministrit shqiptar Fatos Nano bashkë me homologun e tij të Kosovës, të ndjerin Bajram Rexhepi. Meqenëse këto takime ishin private dhe ngaqë nuk kishin axhendë dhe nuk dihej as orari se kur mbaronte prandaj dhe stafi shoqërues i Nanos ishin ulur në një tavolinë më tutje e bisedonin për qejf të tyre, sepse normalisht ata nuk duhet të ishin në të njëjtin ambjent ku kanë takime liderët shtetërore. Kisha pranuar të ulesha pranë këtij stafi, thjesht se mos merrja ndonjë lajm që mund të dilte nga takimi i Nanos me homologët e tij duke ditur se temat me zhvillimet brenda rajonit ishin shumë të nxehta.
Pasi mbaroi takimi dhe Nano u ngrit, menjeherë edhe stafi i tij e lanë tavolinën, por u larguan pa paguar llogarinë. Kamarierja greke sapo i pa vrapoi pas tyre me faturën në dorë duke u thënë se kush do ta paguajë llogarinë , dhe një nga të stafit duke qeshur i tha, jepja atij burrit të shkurtër se ai është bosi duke ja drejtuar gishtin drejt shefit të tyre ,kryeministrit Nano. Ndërsa ajo pa e ditur se kush është vrapoi drejt kryeministrit e i thotë në anglisht- zotëri keni për të paguar atë tavolinën atje, Nano sapo kthehet i habitur se nuk e priste për atë çfarë po i ndodh dhe ju drejtohet grupit të vartësve të tij- Hë mor shkër….ta edhe ketu e doni qylin, dhe pastaj me arrogancë ju drejtua zonjës e i tha fute tek dhoma ime tek kryeministri i Shqipërisë dhe ajo u shtang në vend dhe nuk lëvizi për një minutë se nuk e priste se në këtë incident ishte përfshirë një kryeministër i një vendi, dhe mirë që nuk dinte shqip për të kuptuar edhe fjalorin që përdori pak më përpara me vartësit e tij se mbase do i kishte rënë të fikët. Ashtu e shtangur siç ishte, meqenëse e dija greqishten ju afrova kamarieres për ta qetësuar dhe i thashë se e gjithë kjo situatë që u krijua ishte një shaka e stafit ndaj shefit të tyre dhe ajo menjeherë ma ktheu -Uaaaa, pse ai ishte kryeministri shqiptar dhe vartësit e tij tallen kështu si kalamaj. Jo kjo nuk është shaka, të paktën kaq vite që jam këtu asnjëherë në këtë ambjent ku vijnë e qëndrojnë liderë të vendeve të ndryshëm nuk ka ndodhur si kjo, sepse nuk është vend për gallatë, por është tepër serioz . Por githësesi më vjen keq që ju shqiptarët keni mbetur mbrapa dhe nuk besoj se me një staf të tillë që kryeminstri i lejon të sillen kështu vartësit e tij në një ambjent publik ju do të keni zhvillim e prosperitet. Në fillim mendova unë ta qetësoja por për përgjigja e saj më la mua të befasuar se nuk e prisja të më jepte “një dush anglez” se ju shqiptarët me këtë sjellje nuk do bëheni kurrë qytetarë të Europës. Reagimi i saj ishte vetëm për sjelljen e stafit dhe më mirë që nuk dinte shqipen për të nxjerrë konkluzionin edhe ndaj fjalorit brutal të kryeministrit të shqiptarëve. Sidoqoftë ne shqiptarët kemi vite që jemi mësuar me kryeministrat tanë me shprehjen e famshme -“ky stan këtë bylmet ka”.
Pa harruar, se pak muaj më vonë në samitin e Selanikut komisioneri Europian Romano Prodi dhe Nano do të shtrëngonin duart duke na premtuar se Shqipëria do të jetë e gatshme në 2014 për tu anëtarësuar në familjen europiane gjë që nuk ndodhi kurrë por më tepër dolën fjalët profetike të kamarieres greke- se me këtë staf e me këtë kryeministër(Nanon) Shqipëria nuk bëhet kurrë. Që atëherë kaluan 21 vjet ish kryeministri premtues për vete u zhduk një herë e mirë për tu bërë qytetar i kryeqendrës së Europës, ndërsa shqiptarët që i besuan verbërisht, ashtu siç i la akoma gjenden jashtë dyerve të Europës sepse qeverisja e tij solli modelin më të shëmtuar të korrupsionit oligarko- klientelist me moton hajde vjedhim dhe pasurohemi dhe në fund mbrojmë njëri-tjetrin. Kjo ka funksionuar në të gjitha qeverisjet që sado që e kanë shkatërruar Shqipërinë, por asnjëherë nuk e njohin derën e drejtësisë për përgjegjësitë e korrupsionit të administrimit të tyre.
Sot e kësaj e ditë askush nuk e di vendodhjen e saktë të ish kryeministrit klientelist por ajo që dihet është se pasi shiti asetin më të madh publik tek Raifaisen Bank të Austrisë udhëtimet dhe qëndrimet më të gjata të familjes së tij janë në këtë vend më të shtrenjtë të Europës. Nëse në një kohë, në fillim të tranzicionit këshilltari i tij për shumë vite i ndjeri Gramoz Pashko do të na ngrinte peshë me çekun e bardhë, me siguri se do ta ketë patur për kryeministrat e ardhshëm dhe për atë që u largua një herë e mirë se pasi “e mjeli” Shqipërinë mirë e mirë me favoret që ja dha bota e errët e politikës shqiptare se vetëm ajo e justifikon çekun e bardhë të shpenzimeve pa limit të luksit të tij e familjes së tij. Se po të ishte për pensionin e tij e kursimet nga rrogat në vite me siguri ish kryeministrin do ta shikonim vetëm duke bërë xhiron tek liqeni me ish presidentin Alfred Moisiu apo në ndonjë ndeshje të kombëtares me ftesat e Dukës, por kurrë për bileta udhëtimesh apo për qëndrime në shoqërinë e aristokracisë së Vienës së kryeqytetit botëror të muzikës. Gjithësesi vetëm një veting ndaj politikanëve dhe një hetim i thellë i SPAK mund të nxjerrë në sipërfaqe atë që bota e errët e politikës shqiptare na e ka vjedhur dhe fshehur në vite.
Të paska futur ndonjë gozhdë Nano, që të ka ngelur në vënd të keq, dhe për të nxjerrë këtë gozhdë, do të riciklosh Nanon para SPAKUT, duke treguar vehten si njeri pa karakter e Cakë, duke harruar që Nano ka marrë ÇERTIFIKATË pastërtie, nga të gjitha shkallët e gjyqësorit të këtijë vëndi nga që bëri BURG POLITIK nga drejtësia e plepave e asajë kohe që drejtohej nga Sali Berisha.
Ti o Marko paske kujtesë sa të pulës, që bën glasë, që edhe ky shkrim mund të krahasohet me një glasë.
Marko, qenke pa karakter.
Turp që botoni kësisoj shkrimesh nga aventurierë si Marko Vaka, që mundohen të bëjnë karierë, duke intriguar e bërë keq të tjerëve.
Paaftësia, është nëna e intrigantëve, me origjinë fshatare.