Vizita dy ditore e presidentit Rexhep Taip Erdogan do të përfshijë një rishikim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve dypalëshe të Turqisë, me Shqipërinë dhe Serbinë. Kështu e komentojnë mediat turke ndalesën e Erdogan në rajonin, ku siç thotë, Turqia ka interesa dhe investime të konsiderueshme.
Siç kujton Hurryet, presidenti turk kishte theksuar gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në shkurt, se Ankaraja ishte mes 5 investitorëve më të mëdhenj të huaj, me 3.5miliardë dollarë të investuara atje. Dy vendet anëtare të NATO-s, bashkëpunojnë gjithashtu në fushën ushtarake, dhe ne arsenalin e Tiranës përfshihen edhe dronët turq Barjraktar TB2.
Më e ndërlikuar sipas mediave turke është raporti i Turqisë me Serbinë, që është shënjuar jo vetëm nga prania 500-vjeçare otomane në rajon, por edhe lidhjet kulturore dhe historike të Ankarasë më Kosovën.
Megjithatë, shkruan Hurriet, vizita e rëndësishme e Erdogan në Beograd në 2017, duket se i riparoi marrëdhëniet. Nuk kontribuoi në këtë aspekt shitja e dronëve bajraktar të Turqisë për Kosovën, diçka që nxiti zemërimin e Beogradit, që e cilësoi lëvizjen të papranueshme.
Megjithatë analisti Vuk Vuksanovic, thotë për Associated Press se pakënaqësia mund të zgjidhet me një ujdi të re bashkëpunimi. Ai thotë se nuk do të befasohej nëse Erdogan dhe Vuçiç të lidhin një marrëveshje të re ushtarake në fund të vizitës.
Sipas analistit bisedimet në Beograd do të fokusohen tek bashkëpunim ushtarak,pozitat e kompanive turke në vend, dhe përpjekjet e Beogradit për të bidnurankaranë të reduktojë mbështetjen për Kosovën.
/a.r