Mekanizmat për rindërtimin e Ukrainës kanë qenë kryefjalë e diskutimit mes Presidentit ukrainas Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensiyy) gjatë takimit të mbajtur një ditë më parë me Kryeministrin Edi Rama.
Dy liderët u takuan në Kroaci gjatë punimeve të saimiti “Ukraina-Europa Juglindore”.
Teksa publikoi në rrjetin social X foto nga takimi i mbajtur, Zelenski sëqaroi se biseda u përqendrua gjithashtu në zbatimin e Formulës së Paqes, përgatitjet për Samitin e dytë të Paqes dhe rrugën e Ukrainës drejt BE-së dhe NATO-s
“Në Kroaci u takova me Kryeministrin e Shqipërisë @ediramaal. Diskutuam zbatimin e Formulës së Paqes, përgatitjet për Samitin e dytë të Paqes dhe rrugën e Ukrainës drejt BE-së dhe NATO-s. Gjithashtu, folëm për mekanizmat e mundshëm për rindërtimin e Ukrainës”, shkruan Zelenski.
Në samit morën pjesë zyrtarë të lartë nga 12 vende të rajonit, përfshirë tre presidentë, pesë kryeministra dhe katër ministra të jashtëm.
Ky ishte samiti i tretë në këtë format, pas atij të Athinës të mbajtur në vitin 2022 dhe më pas në Tiranë shkurtin e kaluar, me synimin për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën.
/a.r