Analisti Plator Nesturi i ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH1 nën moderimin e gazetares, Sonila Agostini, tha se marrëdhënia e Shqipërisë me Turqinë mbeten të ngushta, shumë miqësore, roli edhe investimet turke në Shqipëri në gjithë këto vite kanë pasur një shumë fishin të tyre.
“Duhet të kuptojmë se jemi në evolucion të gjërave dhe marrëdhënia me Turqinë mbeten të ngushta, shumë miqësore, roli edhe investimet turke në Shqipëri në gjithë këto vite kanë pasur një shumë fishin të tyre, kemi mbi 600 subjekte të ndryshme, kompani turke, kemi mbi 15 mije punonjës të cilët janë këtu, kemi 7% ne aspektin e ekonomisë të brendshme që është barazuar me Italinë. Në këtë kuadër bashkëpunimi ka dhënë frutat edhe në sektorin e ekonomisë”
Për më tepër analisti Nesturi theksoi se Shqipëria ka qëndrimet e saj të cilat janë të bashkërenduara kryesisht me qëndrimet e NATO-s dhe në këtë aspekt duket sikur ka dallim midis dy vende.
“Ajo çfarë duket shpesh herë nga aspekti miqësor midis dy liderëve kemi dhe interesat shtetërore në një botë e cila ka qenë shumë kaotike sidomos me ngjarjet në Lindjen e Mesme ka dhe element të cilët kanë dallueshmërinë e tyre. Zoti Rama në vizitën e fundit që bëri në Stamboll e përmendi edhe mbështeti rolin e Turqisë për të qenë edhe ajo protagoniste në bisedimet për paqen, pavarësisht se këtë rol e morën vende të tjera arabe por kjo ishte iniciativë personale e presidentit të Turqisë për të qene më aktiv dhe më dominantë në rajonin e Lindjes së Mesme. Shqipëria ka qëndrimet e saj të cilat janë të bashkërenduara kryesisht me qëndrimet e NATO-s dhe në këtë aspekt duket sikur ka dallim të cilat në aspektin bilateral duhet të sheshohen”, u shpreh Nesturi.
Plator Nesturi nënvizoi gjithashtu se Shqipëria di të përcaktoje kush janë miqtë por gjithsesi busulla kryesore mbetet gjithmonë Brukseli.
“Gjithmonë ka pasur një ide që Shqipëria ka pasur drejtim nga Turqia, Shqipëria është në linjën e saj di të përcaktoje kush janë miqtë e vet ata të cilët ka interes por gjithsesi busulla kryesore mbetet gjithmonë Brukseli”, tha Nesturi.
/a.r