Një i moshuar rreth të 70- ave është përplasur nga një mjet në Lushnje në afërsi të rrethrrotullimit të Savrës.
I moshuari ishte duke ecur në këmbë në drejtim të Lushnjës dhe është përplasur nga një mjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
I moshuari ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve. Policia e Lushnjës në vendngjarje dhe grupi hetimor po dokumenton ngjarjen.
Policia e Lushnjës në kërkim të mjetit që shkaktoi aksidentin. Në to ka shumë biznese tek të cilat po kërkohen pamje që mund të çojnë në zbulimin e mjetit dhe autorit të aksidentit.
/a.r