Personi që shikoni në foto është 30 vjeçari Lulzim Toci, ky i fundit mbyti gruan e tij Eleonor Toci teksa ishin në shtrat.
Sipas asaj që është konstatuar nga policia italiane, kanë qenë dy fëmijët e moshës 4 dhe 6 vjeç, të cilët i kanë treguar tezes në një “videocall” trupin e nënës së tyre.
Lulzim Toci menjëherë pas vrasjes ka shkuar në shtëpinë e kunatës dhe i ka kërkuar që ta shoqërojë në spital.
Megjithatë, kunata e 30 vjerit dyshoi dhe thirri vajzën. Mirëpo, një nga fëmijët i është përgjigjur telefonit dhe në një video-telefonatë ka treguar trupin e pajetë të 24-vjeçares.
Vrasja ka ndodhur pas një debati, arsyet e të cilit ende nuk janë përcaktuar.
30 vjeçari dyshohet se ka sulmuar gruan dhe e ka mbytur me duar, ndërsa fëmijët e saj ishin në shtëpi.