Deputeti i PD, Edi Paloka i revoltuar pas dështimin të protestës së 7 tetorit, tha në një intervistë televizive se njerëzit e ulur në lokale gjatë protestës e irritojnë dhe sugjeron që herën tjetër më mirë lokalet të mbyllin qepenat pasi mjafton vetëm një molotov tek ai lokali dhe “pastaj lokalin ta gëzosh”.
“Fakti që ajo protestë nuk kontrollohej dot nga policia dhe me atë protestë ti mund ta bësh Tiranën tym dhe flakë nëse doje. Dua të dal tek ajo që e nisa edhe pak më parë me lokalet. Ne na është dashur që gjatë gjithë rrugës të lëvizim për të mbajtur të rinjtë që të mos sulmonin lokalet.
Sepse edhe unë vetë pasi isha mbytur në gaz dal tek pjesa e pazarit të ri dhe shof që kishte njerëz të shtrirë nëpër karrige që po shikonin pikërisht protestën, pastja del edhe njeri nga ata që thotë jam demokrat e po se rrezuat sot etj…
Kjo të irriton kur je në ato momente. I bie që unë kam dalë në protestë edhe për ata. Që unë po sakrifikohem këtëj dhe ti pret që të sakrifikohem unë që të përfitosh ti. Kjo krijon irritim tek njerëzit aty.
Thashë adrenalina është në maksimum. Aty një pjesë janë të rinj, janë adoleshentë. Jemi përpjekur dhe i kemi ndalur në disa raste që të mos ndërhyjnë nëpër lokale. Që mjafton vetëm një molotov tek ai lokali dhe pastaj lokalin ta gëzosh.
Unë nëse do të ketë një protestë të ngjashme do i këshilloja miqësisht, këta të lokaleve të gjithë por edhe njerëzit që nuk duan të jenë në protestë. Në qoftë se duan ta shofin nga televizori bëjnë mirë të paktën ta shofin nga shpia në televizor. Kurse këta të lokaleve, unë personalisht nuk kam ndërmend të vrapoj më dhe të mbaj të rinjtë që mund të duan të reagojnë.
Kështu që nëse do ketë protestë tjetër të bëjnë kujdes për pronën e tyre. Ti ulin ato qepena se në fakt Rama nuk është duke më vjedhur vetëm mua, por është duke i vjedhur edhe ata”, tha Paloka në një intervistë për televizionin e familjes Berisha.
/a.r
Pthe te irritojnë,