Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me krimin makabër në Itali, ku 30-vjeçari shqiptar Lulzim Toci, vrau bashkëshorten e tij, 24-vjeçaren Eleonora Toci, në sy të dy fëmijëve të tij të mitur.
Pas kryerjes së krimit ai ka kontaktuar me kunatën e tij, motrën e viktimës, duke i kërkuar që ta dërgojë në spital.
Ajo nuk e ka besuar dhe ka marrë në videocall fëmijët e së motrës, ku një prej tyre i ka rrëfyer se babai kishte varrë mamanë e tyre.
La Repubblica raporton se fëmija i ka kthyer edhe kamerën nga e ëma, dhe për pasojë motra e viktimës ka parë vendin e krimit.