Ambasada amerikane në Turqi paralajmëroi sot shtetasit e saj atje rreth kërcënimeve për sulme terroriste kundër turistëve në Stamboll, konkretisht pranë resortit të Antalias.
“Ambasada e SHBA-së në Turqi informoi shtetasit amerikanë se ka kërcënime të besueshme për sulme kundër zonave turistike, kryesisht në sheshe publike dhe zona pranë porteve në Stamboll dhe Antalia”, bëri të ditur ambasada në një mesazh të postuar në ueb faqen në internet.
Turqia është goditur një katër sulme kamikaze këtë vit, shumica e të cilave janë kryer në Stamboll.