Impotenca është një çështje shumë delikate për meshkujt, veçanërisht ata që vuajnë prej saj. Është një burim sikleti dhe mund të ketë një ndikim të fortë negativ në gjendjen shpirtërore, në marrëdhëniet me partneren, si dhe në cilësinë e jetës në përgjithësi.
Kjo është bërë temë diskutimi në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
I ftuar në studio, ish-depueti Kujtim Gjuzi u shpreh se meshkujt shqiptarë janë më potentët në botë.
“Meshkujt shqiptarë janë më potentët në botë. Duke nisur nga unë që kam 4 fëmijë. Ka dhe nga ata meshkujt e dardanisë që kanë nga 15 fëmijë. Të gjithë jetën aktive seksuale e cila nis te të 20-tat. Dhe për 30 vite ata nëse kanë këtë lloj familje i bie që kanë qenë potencial. Femrat janë planeti i errësirës, errësira është infinit. Por marrëdhnier seksuale nuk mund të jenë të pafundme, për të ngopur të pangopurën“, tha ai.
Kjo deklaratë e Gjuzit ka sjellë “përplasje” në studi me psikiatren Denisa Hoxha e cila u shpreh se numri i fëmijëve nuk përcakton aftësinë seksuale të një mashkulli. Pasi këto të fundit drejtohen shumë shpesh te psikiarti pasi vuajnë nga një lloj impotence psikologjike.
“Meshkujt shqiptar janë kompion edhe në boks. Nëse e don një femër tamam janë numër 1. Në Greqi më kanë thënë që jeni të paparë“, përfundoi Gjuzi.
/a.r