Sot në orën 13:30 avokati i ish-deputetit Ervin Salianji, Ledio Braho, do të jetë në Gjykatën e Tiranës. Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci do të zhvillohet seanca për kërkesën e mbrojtjes që të pezullohet ekzekutimi i vendimit.
Pritet që avokati të ketë edhe një komunikim për mediat.
Kujtojmë se Salianji ndodhet në burgun e Fierit prej datës 27 Shtator 2024. Ish-deputeti demokrat akuzohet për “kallëzim të rremë publik” dhe Gjykata e Apelit të Tiranës e dënoi me 1 vit heqje lirie.
Dënimi i tij u pasua me një sërë reagimesh politike të krahut të djathtë, të cilët e cilësuan vendimmarrje politike. Opozita nisi me mosbindjen civile që në seancën plenare e kulmoi me protestën e së Hënës.
/a.r