Fatbardh Kadilli i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV tha se shqiptarët nuk i kanë harruar akuzat e Gazment Bardhit ndaj Flamur Nokës para më pak se një viti, edhe pse ata dolën krah për krah në protestë.
“Unë nuk mbaj mend një fjali politike të thënë nga ai që flet më shumë tani në PD, Gazment Bardhi. Që të më ketë mbetur në mendje mua dhe publikut dhe të jetë bërë referencë, përveç akuzave bajate dhe të rëndomta. Pashë Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin krah për krah në protestë. Por jo më larg se 1 vit më parë Gamznet Bardhi akuzoi Flamur Nokën se ishte i lidhur me krimin në Londër dhe ka fshehur vilën në Lalëz. Atëherë me kë po ecën ti krah për krah duke protestuar, me kriminelin e Londrës? E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Nokën i cili ka akuzuar Bardhin.
Por për çfarë dalin ata të dy krahë për krahë tani në protestë? Për të zëvendësuar Edi Ramën? Por për çfarë e akuzojnë ata Ramën sot? Për korrupsion dhe lidhjet e politikës me krimin. E njëjta akuzë që Bardhi dhe Noka ia bënë njëri-tjetrit!
Shqiptarët duan një përgjigje tjetër nga politika. Këtë përgjigje shqiptarët nuk e marrin nga PD në fjalime e jo më nga PD që kërkonte me zor përplasje politike. Vinin rrotull duke kërkuar luftën dhe luftën nuk e gjenin dot!”, u shpreh Kadilli.
/a.r