Një grup simpatizantësh të Partisë Demokratike të Vlorës janë gjendur ditën e sotme ne fshatin Kudhës në Himarë.
Në shenjë proteste ata kanë fshirë mbishkrimet në një ndërtesë të këtij fshati, ku kujtohet lideri i asaj kohe dhe shkrime mbi Partinë e Punës së Shqipërisë.
Me bojë të bardhë këta të fundit kanë lyer fasadat e murit duke i fshirë ato.
Ndërsa në fjalë u rikonstruktua pak muaj më parë, bashkë me mbishkrimet, sipas një projekti rehabilitues të Bashkisë së Himarës për qendrën e fshatit Kudhës.
Kryetari PD Vlorë, Moisi Meminaj deklaroi se sot ne po mbulojmë me bojë një diktaturë të vdekur që Koço Kokëdhima dhe Edi Rama donin ta “Rilindnin”.
Grupi i demokratëve ishte pajisur me boje dhe furça dhe për pak minuta kanë mbuluar të gjitha parullat me bojë të bardhë në këtë fshat.