Pasi hodhën lëndë shpërthyese dhe molotov drejt kryeministrisë, selisë së PS, Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës, protestuesit e opozitës kanë vijuar me aktet e dhunës në rrugë, duke shkatërruar tabelat ku vendosen reklama të ndryshme.
ABC News ka siguruar pamjet dhe momentin, ku duken protestuesit, që shkundin tabelat metalike dhe tentojnë t’i shkulin nga vendi.
Policia deklaroi se janë dëmtuar 10 efektivë, nga sulmet e protestuesve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta.
Që prej fillimit të tubimit një pjesë e protestuesve sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.