Një studim i kryer në më shumë se 80 vende të botës, ka nxjerrë rezultate interesante, ndërsa ajo që është më e rëndësishme në tërë këtë, është renditja mjaft e mirë edhe e shqiptarëve, transmeton Zeri.info.
Në ueb-faqen ‘IQ Research”, është botuar rang-lista në bazë të kriterit të koeficientit mesatar të inteligjencës dhe me këtë rast është zbuluar se cilët popuj e kanë inteligjencën më të lartë dhe cilët më të ultë.
Ky hulumtim është kryer nga profesori britanik i psikologjisë Richard Lean dhe profesori finlandez i shkencave politike Tatu Vanhanen. Rezultat e studimit kanë të bëjnë me të dhënat e grumbulluara gjatë periudhës së viteve 2002-2006. Ata kanë konstatuar se dallimet në të ardhurat nacionale, janë në korrelacion me dallimet në koeficientin mesatar të inteligjencës së popujve.
Në krye të kësaj liste gjenden Hong Kongu dhe Singapori me koeficient 108, për t’u pasuar nga Koreja e Jugut, Japonia, Tajvani, Italia, Zvicra, Islanda, Mongolia, Austria, Kina dhe Luksemburgu, shkruan më tej zeri.info.
Sa i përket shqiptarëve, ata janë renditur mjaft mirë. Në të vërtetë, shqiptarët pozicionohen në pozitën e 17-të, me koeficient të inteligjencës 90, së bashku me boshnjakët dhe kroatët.
Pra sa i përket Ballkanit, shqiptarët kanë inteligjencën më të zhvilluar, duke mundur edhe serbët, maqedonasit dhe malazezët, cilëson “ZERI”.