Mos pjesëmarrja e Presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov në inaugurimin e Presidenti të Kosovës Hashim Thaçi po cilësohet skandal diplomatik sipas diplomatëve në Maqedoni.
Nga Kabineti i Presidentit të Maqedonisë për dje kanë bërë të ditur se Presidenti Ivanov nuk do të merr pjesë në inaugurimin e Thaçit për president sepse sipas të tyre ai është duke marr pjesë në samitin ekonomik Euro-Aziatik që rregullisht mbahet në Stamboll të Turqisë.
Ata kanë sqaruar se në këtë ngjarje Presidenti Ivanov i ka deleguar për pjesëmarrje Z.v Sekretarin e kabinetit të Presidentit Ljuben Arnaudov si dhe Këshilltarja speciale e Presidentit për çështje të politikës së brendshme Flora Kadriu.
Por, ish Diplomati Alajdin Demiri në një prononcim për Zhurnal vlerëson se mospjesëmarrja e Presidentit Gjorge Ivanov në inaugurimin e Presidentit të ri të Republikës së Kosovës e quan si skandal diplomatik që ka për efekt prishjen e marrëdhënieve fqinjësore mes dy shteteve.
“Refuzimi i shkuarjes së Kryetarit Ivanov në Kosovë në inaugurimin e Hashim Thaçit si President i Kosovës është në të vërtetë një skandal diplomatik që nuk falet dhe paraqet rezistencë të Kryetarit për marrëdhënie të mira me Kosovën. Është shumë thjeshtë, kjo është skandal dhe s’ka si komentohet ndryshe”.
“Është e pakuptimtë se pse presidenti Ivanov nuk e ka parë të rrugës që të merr pjesë në inaugurimin e Presidentit të ri të Republikës së Kosovës edhe pse Kosova është fqiu i parë dhe një prej partnerëve shumë të rëndësishëm ekonomik i Republikës së Maqedonisë.
Si duket deklaratat e Presidentit Gjorge Ivanov se Republika e Maqedonisë ka marrëdhënie të mira me Kosovën dhe se e njëjta është e interesuar për zhvillimin e marrëdhënieve me shtetin fqinjë si duket më tepër janë formale sesa kanë ndonjë domethënie faktike.
Për delegacionin që është caktuar të merrë pjesë në nga ana e Presidentit mund të thuhet se është i nivelit të ulët sepse edhe nëse Presidenti realisht është i penguar që të merr pjesë në ndonjë ngjarje siç ishte inaugurimi i Presidentit të Kosovës atëherë Presidenti është dashur që në Prishtinë ta delegon Sekretarin e përgjithshëm të Kabinetit të Përesidentit të cilit ka mundur ti bashkëngjitej edhe ndonjë këshilltar në rastin konkret këshilltarja Kadriu” deklaroi për Zhurnal ish diplomati Alajdin Demiri, citohet “lajmi.net”.