Nesër Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ti jap mandatin e deputetit Andrea Manos, i cili do të zëvendësojë në Kuvend ish deputetin Ervin Salianji. Ky i fundit sipas vendimit të Apelit që la në fuqi Shkallën e Parë do të vuajë dënimin me një vit burg për ‘kallëzim të rremë’ në dosjen Babale.
Ndërkohë vakancën e krijuar me burgosjen e Salianjit e lexoi në parlament kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali theksoi se për Salianjin nuk është e nevojshme mbledhja e Këshillit të Mandatave.
Ajo seancë u bë shtysë që opozita të marrë karriget në Parlament, ti hedh jashtë në oborr e ti vërë flakën me benzinën që ndodhej në çantën e deputetes Elda Hoti.
Tashmë sipas renditjes së listës së Korçës së deputetëve të PD-së në 2021, radha i takon Andrea Manos për të qenë deputetë për pjesën e mbetur deri në zgjedhjet e 2025.
/a.r