Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Burime bëjnë me dije se nuk ka pasur asnjë diskutim për protestën e lajmëruar nga opozita ditën e sotme, por fokusi ka qenë tek agjenda parlamentare.
Kujtojmë që pasditen e sotme, 7 tetor në orën 18:00 Partia Demokratike ka lajmëruar protest.
Kjo është cilësuar nga kryedemokrati Berisha si hapi i parë i mosbindjes civile, pas burgosjes së ish-deputetit Ervin Salianji.
Policia do të angazhojë rreth 1500 efektivë, të pajisur me maska kundragaz, teksa drejtori Ilir Porda u ka bërë thirrje që të mos bien pre e provokimeve të protestuesve.
/a.r