Lajmi i bërë publik për arrestimin nga Interpol të vëllait të Enkeleid Alibejat, pas këtij të fundit është hedhur poshtë edhe nga Partia Demokratike.
Nëpërmjet një deklarate shpërndarë për mediat selia blu akuzon drejt-përdrejt ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për shpërndarjen sipas saj të një lajmi të rremë.
Ja deklarata e PD:
Partia Demokratike dënon fabrikimin e ulët nga Policia nën urdhëra politike, të lajmit për gjoja arrestimin e vëllait të kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj. Kjo shpifje e qëllimshme dhe manipulimi i medias, rezultoi një përpjekje e dëshpëruar e Tahirit për të hedhur baltë mbi përfaqësuesin e PD e familjarët e tij, pasi shpejt u pa se lajmi nuk ishte i vërtetë. Partia Demokratike shpreh indinjatën për sulme të tilla të paprincipta bazuar në gënjeshtra, të organizuara pikërisht nga njeriu më i inkriminuar në vend, Saimir Tahiri me bekimin e shefit te tij. Asnjë presion mjeran si ky nuk e lëkund Partinë Demokratike dhe përfaqësuesit e saj nga beteja e përditshme kundër krimit dhe lidhjeve të qeverisë dhe Edi Ramës me krimin.