Qeveria austriake synon të marrë shtëpinë e lindjes së Adolf Hitlerit për t’i dhënë fund procesit gjyqësor dhe për të parandaluar që shtëpia të bëhet një vend pelegrinazhi për neo-nazistët, sipas Ministrisë austriake të Punëve të Brendshme, referon BETA.
“Ne kemi ardhur në përfundim se shpronësimi është mënyra e vetme për të ndaluar që shtëpia të bëhet një vend tubim për neo-nazistët”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë Karl-Heinz Grundbek.
Ai shtoi se ministria me këtë rast do marrë të gjitha masat e duhura në përputhje me kushtetutën.
Shtëpia në të cilën më 20 April 1889, ka lindur Adolf Hitler është e vendosur në zemër të qytetit të Braunau am Ina në veri të Austrisë, në rrugën “Salzburger Forshtat”.
“Për paqen, lirinë dhe demokracinë pa fashizmin, na paralajmërojnë miliona të vrarë”, qëndron mesazhi mbi një pllakë guri në frontin e shtëpisë.
Ndërtesa e madhe e lyer në të verdhë është bosh që nga viti 2011, pasi qeveria austriake ka krijuar mosmarrëveshje ligjore me pronarin e shtëpisë Gerlinde Pomer.
Çdo vit, në përvjetorin e lindjes së ish-udhëheqësit nazistë, shumë antifashistë demonstrojnë para shtëpisë së tij të fëmijërisë.