Një nga zonat më të ndjeshme gjeopolitike në botë, Ballkani është një pikë referimi për zhvillimet gjeopolitike ndërkombëtare. Sot rajoni është përsëri duke u testuar nga një valë e madhe refugjatësh dhe emigrantësh që vijnë nga Lindja e Mesme dhe gjetkë. perspektivat e integrimit evropian dhe anëtarësimit në zonën Shengen që u zhvilluan dy dekadave të fundit në Shtetet e Ballkanit Perëndimor janë tronditur nga kriza e refugjatëve, e cila ka çuar në një ndryshim në orientimin e tyre evropian. Për shkak të dështimeve gjeopolitike të Perëndimit, paaftësia e Turqisë për të kontrolluar rrjetin e paligjshëm të trafikimit të njerëzve në tokën e saj dhe të politikës për mbylljen e kufijve nga ana e Austrisë dhe aleatëve të saj të Vishegradit, Greqia pak a shumë është shkëputur nga pjesa tjetër e gadishullit, duke e lënë rrugën e detit në Itali, si lidhjen e vetme të vendit me pjesën tjetër të Evropës. Kjo situatë ka çuar Greqinë, tashmë të rraskapitur nga një krizë ekonomike, në prag të shpalljes së gjendje së jashtëzakonshme.
Memoria kolektive e popujve është baza e ekzistencës së kulturës së tyre dhe përcakton sjelljen e tyre. Sa më i vjetër një komb, aq më e thellë historia dhe kujtesa e tij kolektive. Greqia dhe Shqipëria janë dy vendet më të vjetra të Gadishullit Ballkanik, secili me memorien e vet kolektive. Kujtimi i nevojës nevojë për tu larguar nga vendet e tyre është ende i freskët tek të dy vendet. Në Greqi, njerëzit sot ende kujtohejnë refugjatët grekë që u larguan nga Azia e Vogël në vitin 1922, si dhe valën e emigrimit masiv në shekujt 19 dhe 20. Për këtë arsye ata e kuptojnë problemin e refugjatëve dhe shumë prej tyre janë përpjekur për tu ofruar refugjatëve mikpritje, pavarësisht krizës akute ekonomike dhe qëndrimit jo evropian të disa shteteve të tjera evropiane.
Nga ana e tyre, shqiptarët po ashtu mbajnë të gjallë kujtimin e valëve të tyre të fundit të emigrimit, në Turqi në disa raste në shekullin e 20, dhe kryesisht në Greqi dhe Itali rreth 25 vjet më parë. Ata kujtojnë skenat e ashpra të 7-8 gushtit 1991, kur mijëra u mblodhën në portin e Durrësit në bordin e anijeve për të kaluar detin në Itali. Ata kujtojnë se si refugjatët shqiptarë u përshëndetën nga karabinierët italianë në Bari: Disa raporte thonë se 12 persona u vranë me armë zjarri nga italianet dhe shumë ranë në det nga anijet. Ndërkohë, shqiptarët nuk harrojnë se Greqia, në kontrast me Italinë, hapi kufirin e saj dhe Grekët Epiriotë pritën qindra mijëra refugjatë shqiptarë duke u dhënë atyre ushqim, ujë dhe strehim, duke u ofruar atyre strehim dhe duke i ndihmuar ata për të lëvizur në jug në qendrat e mëdha urbane të Greqisë. Grekët u dhanë punë dhe në përgjigje emigrantët ndihmuan ekonominë greke të rritet më tej. Në Greqinë e goditur nga kriza ekonomike sot ka me qindra e mijëra punëtorë shqiptarë të cilët dërgojnë të ardhura të vlefshme në shtëpi. Të kuptuarit se çfarë do të thotë të jesh një refugjat, shumë grekë bënë më pas atë që shumë janë duke bërë edhe sot. Por çfarë është duke bërë qeveria shqiptare?
Ndërsa populli shqiptar ruan memorien e saj kolektive të kësaj periudhe, Kryeministri shqiptar Edi Rama duket se ka harruar. Si rezultat ai ka rritur sigurinë në kufirin me Greqinë, teorikisht duke refuzuar hyrjen e refugjatëve aktualisht të bllokuar në territorin grek. Duket se kryeministri shqiptar nuk i ka dëgjuar deputetët e tij socialist, duke u sjelle në një mënyrë jo-socialiste dhe duke i dhënë arsye kundërshtarëve brenda partisë së tij për të sfiduar atë, sepse ata e dinë se populli shqiptar mendon ndryshe nga ai. Fakti është se në vend që fillimisht të bashkëpunojë me Greqinë fqinje në mënyrë të ndërsjellë, zoti Rama preferon të caktojë sigurinë e territorit shqiptar në Itali, duke harruar ngjarjet e vitit 1991 dhe duke i dhënë përshtypjen se Shqipëria nuk është në gjendje për të trajtuar sigurinë e vet.
Përkundrazi Grekët dhe Shqiptarët kanë dërguar mesazhin e tyre për Z. Rama. Banorët e Konices kanë përmbledhur mesazhin e obligimit moral të Shqipërisë që të sillet reciprokisht drejt Greqisë dhe për të hapur kufirin. Është e vërtetë se reciprociteti që po kërkohet sot nuk është krejt i njëjtë si në vitin 1991, sepse sot refugjatët në Shqipëri nuk janë greke. Megjithatë, mund të thuhet se Greqia, si Shqipëria atëherë, po përballet me një krizë në aspektin e kushteve sociale dhe sigurisë së shtetit.
Kështu, në vend të mbylljes së kufijve, zoti Rama duhet të kuptojë se tani pranvera ka ardhur, bora po shkrin dhe kalimet malore janë hapur. Në të njëjtën kohë, refugjatët tashmë janë duke lëvizur në veri të kufirit me Shqipërinë. Dhe ai nuk mund të bëjë asgjë për t’i ndaluar ata nga kalimi maleve të larta të Epirit. Në vend që të mbështetet tek policia italiane, me siguri do të ishte më e zgjuar për të ndarë ekspertizën e Greqisë në drejtim të menaxhimit të qendrave të pritjes së refugjatëve. Së bashku me Athinën, ai do të jetë në gjendje për të trajtuar rrjedhën e refugjatëve më mirë.
Sot, me Greqinë e izoluar plotësisht – pa e merituar një trajtim të tillë nga kolegët e saj evropiane – zhvillimet e fundit i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare të veprojë në baza morale në bashkëpunim me Athinën për të përballuar krizën e refugjatëve dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë të duhur për thirrjen humanitare për mbrojtjen e refugjatëve. Sa i civilizuar është një vend nuk matet nga mënyra se si perparon teknologjikisht apo nga standardet e larta të jetesës, por nga mikpritja që ajo ofron. Përfitimet afatgjata për Shqipërinë do të shumëzohen në qoftë se ajo bashkëpunon me Greqinë. Çdo shpresë e mbajtjes së një Evrope të bashkuar varet nga qëndrimi bujar i Greqisë dhe Shqipërisë në krizën e refugjatëve.
Në ditët e sotme, kriza e vazhdueshme e refugjatëve shkakton kujtime të forta për grekët dhe shqiptarët. Të dy popujt e kanë besën. Sot, në personin e z Rama, Shqipëria është ftuar nga historia për të shfaqur besën ndaj Greqisë. Në qoftë se zoti Rama refuzon të kujtojë historinë, ai do të harrohet nga njerëzit e tij.
NGA EVANGELOS VENETIS, Ekathimerini / BalkanWeb