Reshjet e dendura të shiut që sollën përmbytje në Vlorë kanë dëmtuar rëndë edhe bizneset. I tillë është rasti edhe i këtij pronari biznesi që tregoi për Klan News se shkak i situatës mund të jetë bërë mosfunksionimi i hidrovorit.
“Nuk ka ndodhur herë të tjera dhe nuk mund të ndodhte sepse janë të gjitha kanalizimet të sistemuara dhe ka rënë shi edhe ditët e tjera rrëmbyeshëm, por këtu nuk kemi pasur problemi. Mendimi im është papërgjegjësia e sistemit të hidrovorit. Vlora nëse nuk punon hidrovori edhe 1 minutë, Vlora mbytet sepse ashtu e ka ndërtuar sistemin e kanalizimeve, pavarësisht se ne mund të bëjmë llafe apo do flasim, por ne që kemi dëmin e ndjejmë shumë”, tha ai.
“Ne po bëjmë sistemimin, por mendojmë se i kalon 70-80 mijë euro, mos më shumë. Sepse vetëm një parti prodhimi që kishim për riparim ishte 75 mijë euro. Është shumë e dhimbshme për njerëzit që punojnë. Të gjithë i kemi hequr nga dy repartet dhe po bëjnë sistemimet, të mbrojnë vendin e punës. Ne s’kemi pasur asnjëherë mbështetje. Këtu nuk është për të bërë politikë, por fatmirësisht dhe fatkeqësisht nuk kemi pasur asnjëherë mbështetje përveç presioneve nga më të ndryshmet të cilat nuk ia vlen të diskutohen në këtë situatë”, shprehet ai.
/a.r