Kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha flet për situatën. Gjatë inspektimit në terren ka konfirmuar që situata mbetet problematike në disa zona, është duke u monitoruar situata për të llogaritur dhe dëmet e shkaktuara, raporton A2.
“Ne jemi të gjithë në terren. Prezenca e të gjitha strukturave ka qenë prezentë kudo munden. Ka zona ku mund të ketë ankesa nga qytetarët për mosreagim, por reagimi ka qenë maksimal nga të gjitha strukturat. Është edhe numri i mjeteve që na kufizon, por i kemi marrë me prioritete. Tek “Albano dhe Romina” është rast që përsëritet sa herë ka reshje. Dje ka rënë 180 mm shi. Këto prurje reshje për vetëm 3 orë”, u shpreh Dredha raporton A2.
55 persona janë evakuuar dhe po shikohet mundësia menjëherë pas normalizimin e situatës për mbështetje financiare për familjet e dëmtuara me bashkëpunim me shtabin e emergjencave.
“Janë 55 banorë që janë evakuuar në të dy konviktet e shkollës mjekësore. Janë asistuar me veshmbathje dhe ushqime, por kjo nuk mjafton, sepse po bëjmë një database të qartë me informacionet që kemi për të marrë masat. Më pas për suportin dhe kompensimin e dëmeve”, theksoi Dredha.
Bizneset nuk janë pjesë e paketës, tha Dredha, por po punohet për heqjen e ujit.
Sipas tij “hidrovori është në kapacitet të plotë janë investime të vjetra, por duhet parë munsësia e zëvendësimit të pompave”.
/a.r