Debate të shumta ka hapur në rrjete sociale vendimi i qeverisë për t’i dhënë pension të posaçëm familjes së Dr.Florit, këngëtarit që humbi jetën pas një overdoze droge. Por pas kësaj, debati bëhet konkret, pasi një bashkëshorte e një këngëtari rom pretendon se dhe ajo meriton një pension të tillë nga qeveria.
Bëhet fjalë për Daniela Meçjan, gruan e Renato Hamzait, i njohur edhe si Reni i Elbasanit.
Ajo i ka shkruar një letër kryeministrit Edi Rama. Në fakt, Renato është zhdukur dhe ende nuk është gjendur.
“Unë bashkëshortja e Renato Hamzait, ju shpreh me këtë kërkesë nevojën e madhe që kam pas zhdukje/(vdekje) së bashkëshortit tim prej një viti për ndihmë financiare. Pas vdekjes së tij, unë bashkë me vajzën jeotjmë tek shtëpia e nënës sime dhe jetojmë vetëm me një ndihmë ekonomike në shumën 2 700 lekësh. Në mungesë të informacionit për faktin se ekziston mundësia për lidhjen e një pensioni nuk ju kam shkruar më parë. Pasi dëgjova për lidhjen e një pensioni për familjen e një artisti, pas vdekjes së tij, mendoj se në të njëjtën pozitë gjendem dhe unë me vajzën pas zhdukjes së bashkëshortit tim (gjithashtu artist)”, shkruan në letër.
BW