Ervin Salianji reagon sërish nga burgu në përgjigje të deklaratave të kreut të grupit parlamentar socialist Niko Peleshi, i cili e konsideroi të paprecedentë dhunën në Kuvend. Nga Korça ai deklaroi se opozita kaloi vijën e kuqe.
Për Salianjin, Peleshi ka përfituar nga standardet e dyfishta të drejtësisë dhe sipas tij nuk është hetuar plotësisht për kohën kur ishte ministër Bujqësie, apo kur ishte kryetar bashkie në Korçë.
“Niko Peleshi është përfitues, personalisht nga dy standardet e drejtësisë. Kur Rama e flaku si ministër ju hapën disa hetime. Pyetja është pse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet që futi me firmën e vetë kur ishte Minister Bujqësie, ndërkohë që ekspertët e fushës e kishin thënë fjalën e tyre që këto kimikate helmonin qytetarët! Publiku do te dijë; ku janë hetimet për Peleshin, kur ai del në komunikime për korrupsion në kohën kur drejtonte Bashkinë Korçë? Publiku do të dijë, a ka hetim për pronësitë e shumta të tij në Korçë? Publiku do të dijë, a ka hetim për pronësitë e shumta të tij në Korçë? Çfarë shkakton dëm për interesin publik, helmimi i qytetarëve, korrupsioni dhe klientelizmi i Peleshit apo denoncimi im i një trafikanti droge i cili u shpëtua nga hetimi dhe dënimi i ri për trafik droge për shkak se u paketua brenda ditës për në Itali?!”
Salianji ngre pikëpyetje mbi dënimin e tij dhe akuzon kryeministrin Rama se e paralajëmroi ën 3 seanca dënimin e tij.
“Nëse thënia e të vërtetave dhe denoncimet e mafies kanë kosto, po marr përsipër çdo kosto dhe izolimin e privimin e padrejtë të lirisë dhe marrjen e mandatit të qytetareve, por ta harrojnë se kjo do të ndalë të vërtetat. E mos shesin më kumbullat e pangrënshme të propagandës, se gjoja nuk komentojë vendimet e gjykatave, këtë alibi ja ka shuar Rama, ishte ai që në parlament e paralajmëroi në 3 seanca dënimin tim politik. Ishte Rama vetë që dhe pas vendimit, i doli për zot dënimit, duke i dhënë argumente gjykatës që ende sot nuk po i shpall. E vërteta vonon por nuk harron!”
Ai thotë se “sot, Partia Demokratike proteston kundër kapjes dhe përdorimit të drejtësisë, çdo qytetar mund ta gjykojë vetë nëse i shërben kjo interesit qytetar!”
/a.r