Për të përmbushur nevojat vetjake në ushqim, arsim, veshje, qira, shëndetësi, transport etj.. një familje shqiptare shpenzon të paktën 92 mijë lekë më muaj, shkruan A2 CNN. Anketa e publikuar nga Instituti i Statistikave për buxhetin e familjeve shqiptare tregon se fuqia blerëse e njësive ekonomike familjare u rrit me 3 mijë e 300 lekë në 2023.
40% e të ardhurave të një familje të përbërë mesatarisht nga 3.7 persona shkon për ushqime si bukë, bulmetra, mish fruta e perime.
Ndonëse kanë shpenzuar në të njëjtën masë si një vit më parë, përballë çmimeve të shtrenjta, nuk ngurrojnë t’i reduktojnë këto shpenzime.
Pas ushqimeve paratë e qytetarëve shqiptarë shkojnë më shumë për qira, ujë e drita, restorante dhe hotele, apo dhe blerja e pajisjeve shtëpiake apo dhe higjiena personale.(grafik) Ndërsa i kanë kushtuar të njëjtin buxhet si më parë shëndetit, arsimit apo dhe veshjes. Teksa kanë reduktuar komunikimin dhe argëtimin.
Në 2023 përballë një inflacioni të lartë në 4.2%, rreth 755 mijë familje ngadalësuan rritjen për konsum në 3.7% nga 4.5% në 2022.
/a.r