Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka ftuar të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste të votojnë në Referendum. Për kritikët kundër Ramës, Veliaj tha se “kush ka vërejtje për procesin do i duhet të lodhet shumë”.
Ndërkaq, deputeti Fatmir Xhafaj e quajtir një proces normal e demokratik, me lista të afishuara dhe gjithçka ashtu si duhet. “Nuk besoj se Rama kishte synim te provonte sa popullor është, sepse atë e votuan jo thjesht socialistët, por njerëzit për të qeverisur”, tha Xhafaj.
Ai e cilësoi procesin provë politike të PS për zgjidhjen e dilemave.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e ka vlerësuar pozitivisht ecurinë e procesit deri tani në zonat në të cilat ai është ngarkuar t’i ndjekë. Përkundër akuzave të deputetes Mimoza Hafizi, ai ka thënë se në Shkodër e Kukës gjithçka po ecën normalisht dhe pjesëmarrja sa vjen e po rritet.