Mbrëmjen e djeshme, të ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt, ishin gazetarja Esiona Konomi, deputeti i PD-së Xhelal Mziu, anëtari i Kryesisë së PD-së Grigels Muçollari dhe ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume.
Debati në studio u zhvillua rreth kaosit dhe sjelljes së opozitës në dy seancat e fundit plenare, ku hodhën sende, shkatërruan dhe dogjën karriget e Kuvendit. Gazetarja Konomi debatoi me deputetin Mziu dhe tha se kjo sjelle e opozitës është një gracë, me qëllimin për të fituar diçka në fund.
Ajo solli në vëmendje protestat e zhvilluara pas arrestimit të Sali Berishës. Me ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, opozita iu rikthye normalitetit në Kuvend. Gjithashtu tha se opozita duhet ta kishte djegur karrigen për skandalin e Onkologjikut ose çështje të tjera që prekin popullin.
Pjesë nga debatia
Esiona Konomi: E gjithë kjo është një grackë ku hyjnë dhe në fund gjejnë një pikë për të dalë. Tani kërkojnë qeveri teknike. Kemi pasur qeveri teknike.
Grigels Muçollari: Nuk ka qenë qeveri teknike.
Esiona Konomi: Ju mendoni se me këtë që bëni sot, digjini, provokoni, pse mendoni se do të keni rezultat në këtë lloj forme.
Grigels Muçollari: Nëse votuesi im ma kërkon këtë zgjedhje…
Esiona Konomi: Unë do kisha dashur që zoti Mziu ta digjte karrigen për Onkologjikun që nuk ka ilaçe. Nuk e kam parë asnjëherë opozitën të djegë karrigen për një çështje komunitare.
Esiona Konomi: Pse duhet të votoj unë për partinë që ju votoni.
Xhelal Mziu: Ju do të dëshironi që një opozitë të ishte kukull në parlament?
Esina Konomi: Do doja të ishte një alternativë.
Xhelal Mziu: Si ka mundësi që kjo mazhorancë me ato 37 mijë vota më shumë se sa opozita ta dhunojë në çdo moment opozitën? Mazhoranca me 37 mijë vota më shumë, të vjedhura shkon dhe dhunon Gjykatën Kushtetuese. Ne morëm karriget dhe kryem një gjest jashtë, duke mos rrezikuar jetën e asnjërit. Me votat e vjedhura, i hoqi deputetëve të drejtën e ushtrimit të funksionit me 60 ditë. Ishte 10 ditë me fuqinë e kartonave e bënë 60. Më gjej një vend në botë që e bën këtë. A nuk është e mjaftueshme që unë dhe kolegët e mi duhet të reagojmë ndaj kësaj mazhorance?
Esiona Konomi: Patjetër!
Xhelal Mziu: Ne nuk na lejohet të futemi brenda. Edhe deputetë kolegë që nuk kishin marrë dënime, nuk janë lejuar të futen. Më thuaj kush duhet të ishte reagimi dhe çfarë duhet të bënim.
/a.r