Shefi i NATO-s Mark Rutte diskutoi luftën në Ukrainë dhe “planin e fitores” të Kievit me Presidentin Volodymyr Zelensky gjatë vizitës në kryeqytetin ukrainas në udhëtimin e tij të parë zyrtar që kur u bë sekretar i përgjithshëm i aleancës.
Zelensky tha në një konferencë të përbashkët shtypi se ai do të dëshironte të shihte aleatët e Kievit që të rrëzonin raketat dhe dronët iranianë të përdorur nga Rusia në sulmet ndaj Ukrainës. “Pa mjete të caktuara dhe aftësinë për t’i përdorur ato, ne nuk mund ta ndalojmë Rusinë”, theksoi Zelensky.
“Ukraina është më afër NATO-s se kurrë më parë dhe do të vazhdojë në këtë rrugë derisa të sigurojë anëtarësimin në NATO”, tha Mark Rutte. Rusia ka kundërshtuar prej kohësh pranimin e Ukrainës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.
/a.r