Nga Marko Caka, Nju Jork
“Faleminderit atyre që kanë trokitur dhe bujrum kujtdo që do të trokasë. Dera është e hapur!” Këto ishin fjalët që kryeminstri fton kandatët e socialistë për parlamentin e ardhshëm, por që janë shumë domethënëse për këdo që e dëgjon.
Duke lexuar fjalën “bujrum” të kryemistrit Rama menjehere mendja më fluturoi në vite pas, atëherë kur isha 6 vjeç dhe në verë shkoja tek fshati i gjyshit, ku një mysafir na kishte ardhur dhe pasi trokiti në derë vjen një zë- A do miq duke thirrur me emrin, atësinë dhe mbiemrin e gjyshit tim- dhe menjëherë gjyshja ime ngrihet dhe i përgjigjet- Hajde bujrum, bukë e kripë e zemër dhe i hap derën. Duke e ruajtur këtë fjalë shprehje të përgjigjes nga kureshtja dhe pa “i djallëzuar” akoma, më vonë i them gjyshes- po ne nuk hajmë kurrë vetëm kripë ,duke ditur se në atë fshat gjysëm malor për hir të blegtorisë “mbyteshim” nga bulmetrat dhe mishrat. Gjyshën time e kisha shumë të mençur duke më thënë- Vërtetë tani nuk japim krypë, por kur nuk kishim asgjë, jepnim me tërë zemrën( bujarinë) edhe të vetmën gjë që kishim bukën me krypën. Dhe që atëherë mësova që bujaria është virtyti më i shenjtë për shqiptarin. Ndërsa për mysafirët mbetet vetëm për ta vlerësuar dhe cmuar këtë bujari me ndershmërinë që e kërkon mikpritja.
Tani duke marrë shkas nga fjala “bujrum” e Kryeministrit nuk e kam kuptuar akoma se cili është konteksti i saj nga kandidatët socialist për tu bërë deputet të ardhëm. Po të ishte në kontekstin e gjyshes sime me të vertetë për parlamentin shqiptar dhe për Shqipërinë e të ardhmes është shpresëdhënëse. Por duke e marrë në kontekstin e Kryeministrit dhe me përvojën e tij në vite me deputetët e tij të mëparshëm, do të ngelem përsëri skeptik dhe pesimist për të ardhmen jo vetëm të parlamentit shqiptar por edhe të Shqipërisë europianë siç e duam të gjithë.
Thirrja e Kryeministrit shqiptar për tju bashkuar nismës së tij për deputetin që duam uroj ti rezultojë me sukses sado që e kam humbur besimin duke u bazuar gjithmonë me historinë e parlamentit shqiptar që kur ai mori pushtetin. Mora të dyshoj për këtë nismë që në ftesën e mirëseardhjes që kryeminstri ua bën në gjuhën turke “bujrum”.
Nuk dua të ndalem tek kuptimi i kësaj fjale për turqit që është fjala e tyre por tek kuptimi i “Bujrum” për ne shqiptarët përvecse tregon bujarinë e shqiptarit në vitet e vështira që ndante vetëm atë që kishte pas shpirtit bukë-krypë e zemër, ana tjetër ishte edhe tek ftesa e për tu bërë politikanë dhe pastaj deputet duke u kthyer në pashallarë të karrigeve tyrë. Pra thirrja hajde bujrum ndaj çdo kandidati socialist për deputet se që në fillim, elektoratit që do na zgjedhë do ti shpalosim ide, projekte e premtime të fryra, por pasi të marrim karriget politika është gallat dhe të kapim ç’të kapim deri sa ta menderosim, derisa në fund ti vëmë flakën parlamentit të shqiptarëve. Këtë ka treguar gjithmonë historia e parlamentit si të majtë e të djathtë bashkë me shtojcat e tyre. Në historinë e 13 viteve të Kryeministrit Rama, kandidaturat e zgjedhura nga socialistët por me vendim të tij shpeshherë kanë dështuar deri në extrem duke u dënuar me heqje lirie nga gjykata shqiptare. Janë dënuar deputetë duke qenë ministra, zevëndës minstra dhe drejtora dhe asnjëherë kryeministri shqiptar nuk e ka marrë përgjegjësinë politike që në perëndim kuptohet me dorëheqje. Por Kryeministri gjithmonë ka shpëtuar duke ua lënë topin kolegëve të dënuar me të vetmen arsye që gjithësecili mban përgjegjësinë vetë për postin e tij. Që këtu Kryeministri është i dështuar kur e mendon postin si një çiflig të tij për tu sjell si pronar, por harron se është një detyrë politike me mision për ti shërbyer vendit. Edhe atëherë kur një vartës i zyrës së tij u dëshmua se ka kryer vepër penale, siç ishte rasti i zevëndës Kryeministrit të akuzuar në arrati, kjo nuk do të thotë se ai duhet të japë dorëheqjen si bashkëpunëtor, por si drejtuesi i një institucioni më të lartë ekzekutiv të vendit të bërë pis, dhe menjëherë duhet të lirohet nga detyra, për të marrë fajsinë e prishjes së imazhit të institucionit dhe partisë së tij që përfaqëson. Nëse Kryeministri do ta bënte këtë atëherë ai do të kryente aktin më të lartë fisnik dhe vetëm zgjedhjet si i dorëhequr do ta vertetonin integritetin e tij, për të dëshmuar se liderët e vertetë vënë interesat e kombit duke mbrojtur shtetin demokratik dhe stabilitetin e tij. Nuk dua ti paragjykoj këtë brez të ri që merr iniciativën fisnike për tu bërë politikan dhe për të kontribuar për vendin tonë, por do doja atë politikanin që i thotë Kryeministrit nuk e dua “bujrum-in” tënd se nëse e meritoi në saj të aftësisë, ai vend më takon si qytetar i shanseve të barabarta dhe jo si një nder, falë krahëpjes tënde që e detyron pastaj të jetë një ushtar i urdhërave të tij. Por nëse ai vend fitohet se kështu e do dhe e ka në dorë Kryeministri i tanishëm , kurrë nuk do të kemi një deputet të të ardhmes që ka zërin e tij, personalitetin e tij për të vendosur pa u imponuar nga eprorët, por që vë ndershmërinë dhe besimin e zgjedhësve për të realizuar ëndrrën e cdo shqiptari për një Shqipëri europiane të pastër.
Marko, ti jeton, punon, ha, pi, merr frymë, dhjet e shurron në Nju Jork.
Pse nuk vjen në Shqipëri, të jetosh, punosh, të marrësh frymë, të dhjesësh e të shurroshë ?
Të na japësh mënd e të na shesësh pordhë, duke qenë në Nju Jork, nuk kemi nevojë.
Të gjithë ju, që nuk jetoni në Shqipëri, nga që nuk ju pjerdh kush aty ku jeni, kujtoni se çdo gjë që ju pjell mëndja, ne këtej e gëlltisim dhe themi sa i mënçëm (ky loqja).
Marko, nuk të ka shkrepur andej, mos kujto se të presim me lule dhe të garantojmë se bytha jote do,të bëhet deputet.
Harroje këtë punë.
Nuk të pret kush me lule, se na erdhi një kriç mashkull nga Amerika.
Pirdh, pirdh se lirohesh …