Lorenc Hasrama dhe Tiri Gjocaj, janë dy finalistët e spektaklit “The Voice of Albania 5”, që transmetohet në Top- Channel, nën moderimin e një prej personazheve tashmë më të njohur të në fushën e spektakleve, Ledion Liço. Hasrama dhe Gjoci, janë dy vokalistë të ekipit të Sidrit Bejlerit. Është e para herë që në spektaklin The Voice dy finalistë shkojnë nga një ekip. Ata ishin dy më të votuarit nga publiku, i cili me votat e tij vendosi që finalja të jetë një betejë mes ekipit të Bejlerit. Nata e mbrëmshme e The voice of Albania solli emocione të jashtëzakonshme. Gjysëmfinalja e këtij spektakli magjik kishte çdo gjë brenda, garë, emocione, spektakël, klithma gëzimi nga vokalistët që mundën të kalojnë në finalen e The Voice, por edhe trishtim nga ata që nuk mundën.
Në gjysëm finale ishin Ina Torba, e skuadrës së Alma Bektashit, Tiri Gjocaj dhe Lorenc Hasrama nga ekipi i Sidrit Bejlerit dhe Elbunit Krasniqi nga ekipi i Genc Salihut. Ndërsa trajnerja tjetër e The Vopice Jonida Maliqi, nuk mund ti çojë në gjysëm finale asnjë nga vokalistët e ekipit të saj. Në natën e mbrëmshme të The voice ishte si i ftuar edhe këngëtari nga Kosova, Ledri Vulaj. Tashmë dy finalistët janë shpallur dhe pritet e premtja e ardhëshme për të mësuar se kush do të jetë fituesi i këtij spektakli fantastik. Javanews sjell me këtë rast edhe foto ekskluzive, duke përcjellë me një kolazh fotografik emocionet e garës.
(javanews.al)