Analisti Fitim Zekthi thotë se burgosja e Ervin Salianjit po përdoret nga Partia Demokratike.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Zekthi u shpreh se kaosi i opozitës nuk do prodhojë asnjë rezultat. Sipas Zekthit, figurat e opozitës nuk janë të besueshëm për njerëzit.
“Mendoj se nuk do të prodhojë asnjë rezultat. Të dyja partitë e mëdha në Shqipëri, kur kanë qenë ne opozitë, kanë marrë veprime radikale. Ne po i afrohemi fushatës zgjedhore, para fushatës ka veprime, për të rregulluar punën e brendshme të partive, jo për të mposhtur kundërshtarin. E shoh si diçka të zakonshme për nevojat e brendshme dhe jo për të mundur kryeministrin Rama. Është kjo nevojë e brendshme për të bashkuar ato rradhë që kanë, militantët, baza ka nevojë për ushqim. Mund të themi edhe që përdoret Salianji, por kjo nuk është gjë e keqe. Nuk po them që është dashakeqe, burgosja e Salianjit po përdoret nga PD, për të thënë që ja çfarë po bën qeveria.
Një opozitë përpiqet të fitojë besueshmërinë e publikut, kur artikulon problematikat e publikut. Kjo opozitë është kapur fort prej një grup njerëzish. Nuk e besojnë njerëzit. E vetmja armë, është radikalizmi, kushdo që i del kundër, do sulmohet si bashkëpunëtor i Ramës. Kjo opozotë nuk ka rrugë tjetër. Por nuk fiton dot kurrë”, theksoi ai.
/a.r