Në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH-së ka pasur një debat mes analistit, Plator Nesturi dhe deputetes së PD-së, Jordia Tabaku, në lidhje me rrugëtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë për në BE.
Nesturi u shpreh se shpesh procesi ka qenë pre e agjendave ditore të politikës, ndërsa Tabaku i mëshoi faktit se nuk ka pasur një transparencë për procesin për opinionin publik, pasi është personalizuar nga kryeministri, Edi Rama.
“Publiku nuk është informuar për këtë proces. Është trajtuar individualisht nga kryeministri. Ka dasi mes pozitës dhe opozitës për qasjen.”, tha Tabaku.
Ndërsa Nesturi nënvizoi se çështja nuk është se Brukseli është me lupë për gjithçka që bëjmë, por se procesi shpesh është marrë peng nga agjendat politike ditore.
“Kemi të bëjmë me një proces që Shqipëria do të jetë pjesë e BE-së. Është një proces i gjerë dhe i shtrirë në shumë elementë. BE-ja ka krijuar një strukturë të saj se si ndërthuren ligjet dhe bashkëpunimi. Shqipëria ka pasur ‘zik zake’-t e saj. Gjithmonë ka pasur procesi ngecje nga politike. Ka pasur vjedhjet masive të votave në ‘96, problemet me zgjedhjet më vonë. Tabaku ka një qasje të mirë, pavarësisht krahut politik që ajo mban. Në një vend normal, ku pushtet këmbehen me njëra- tjetrën në qeverisje, të tilla detyra të mëdha duhen marrë e zbatuar së bashku. Agjenda politike duket se i është mbi vendosur procesit për të cilin kanë nevojë qytetarët. Ne konsumojmë shumë politikë, por në fund të ditës shohim se ato janë thjeshtë tema ditore. Parlamenti ka marrë një rëndësi tani në këtë proces. Opozita duhet të jetë e angazhuar në procesin e integrimit. Procesi nuk duhet mbajtur peng i politikës. Pashë se mungonin ca karrige nga opozita kur u dogjën”, tha Nesturi.
/a.r