Mosbindja civile është e vetmja rrugë e opozitës për të rrëzuar qeverinë dhe për të ardhur në pushtet.
Kështu u shpreh në Debatin me Alba Alishanin në A2 CNN, deputeti i PD-së Flamur Noka, pak orë pas përjashtimit për 60 ditë nga Kuvendi.
Në A2 Ai tha se në këtë situatë që është vendi, opozitës i ka mbetur vetëm një rrugë, teksa tregoi se çfarë do të ndodhë nesër në kuvend por edhe për protestën e 7 tetorit.
“Gjithmonë ka skenar. Ta harrojnë se do ta gjejnë opozitën pa skenar. Mosbindja civile është e vetmja rrugë që Shqipëria të shpëtojë. Ky regjim duhet rrëzuar. Shqipëria po shpopullohet, varfërohet. Ky po tallet. Nuk ka poshtërim më të madh që u bën shqiptarëve. Ne jemi me qytetarët e për qytetarët dhe rrugë tjetër nuk ka. Ne do të bëjmë gjithçka deri sa ta rrëzojmë. Ky nuk është me votat e shqiptarëve, por me votat e krimit të organizuar, e parave të drogës, me votat e parave të korrupsionit. Opozita ka fjalën. Mos prisni ta shihni me kallash e blinda, do vijë në pushtet me mosbindjen civile. Nuk dorëzohemi se kemi një rrugë dhe në këtë situatë nuk ka rrugë tjetër. kur vota nuk numërohet por vidhet e shantazhohet. Ajo që do bëjmë në datën 7 është vetëm mosbindja civile”, tha Noka.
/a.r