Më 28 Korrik 2024, kryeministri Edi Rama komunikoi një sërë ndryshimesh në qeveri. Taulant Balla u largua nga detyra si Ministër i Brendshëm për t’u zëvendësuar me Ervin Hoxhën. I ftuar sot në studion e Klan News, Balla u pyet pikërisht për këtë lëvizje ‘suprizë’ të Ramës.
Gazetari Besard Jacaj: E dinit lëvizjen nga Ministria e Brendshme në Ministrinë e Shtetit përpara se Rama ta bënte publike në Asamble?
Taulant Balla: Unë mendoj që gjatë qëndrimit dhe ushtrimit të detyrës si Ministër i Brendshëm kam bërë gjënë e duhur dhe kam punuar me energji maksimale. Tani kam përsipër një detyrë me përgjegjësi të madhe për të organizuar forcën më të madhe politike edhe jashtë Shqipërie.
/a.r